
Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandër Vulin, ka deklaruar se për sa Aleksandër Vuçiqi ta drejtojë Serbinë “Kosova nuk është dhe as nuk do të jetë shtet”.
Ky deklarim i Vulit vjen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të mërkurën se problem nuk është Kosova, por Serbia.
“Ne ende kemi probleme me Serbinë, Kosova nuk është problem. Problemi është Serbia, veçanërisht presidenti i atij vendi që mendon dhe flet si në vitet 90-ta të shekullit të kaluar”, ka deklaruar Kurti për televizionin kroat “HRT”.
“Kurti e di se ndërsa Aleksandar Vuçiç udhëheq Serbinë, Kosova nuk është dhe nuk do të jetë shtet, ashtu siç e di se nuk do të jetë në gjendje të dëbojë Serbët me dhunë”, deklaroi Vulin.

Besnik Bislimi, Petar Petkoviq dhe Miroslav Lajçak.
Ndryshe, takimi në nivel kryenegociatorësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pritet të vazhdojë edhe të enjten.
Të mërkurën, në tryezën e Brukselit përfaqësuesi i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq – biseduan për ta gjetur një zgjidhje rreth targave.
Problemi i targave për të cilat tash e 11 ditë po vazhdon kriza në Veriun e Kosovës.
Takimi u ndërmjetësua nga Miroslav Lajçak, i dërguar special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.
Është arritur një draft-final për targat. Pala kosovare e pranoi, kurse ajo serb jo. /Insajderi.com