
Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandar Vulin, ka hedhur akuza të rënda mbi Kosovë. Fajësoi disa persona për vjedhje të drunjëve në Kurushumlisë.
Siç i quajti ai “banda të organizuara”, po “mbështeten” nga Policia e Kosovës, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.
Sipas Vulinit, këto “banda”, po vinë nga drejtimi i Podujevës.
“Autoritetet serbe të sigurisë penguan qëllimin e një grupi personash të panjohur, të cilët erdhën nga drejtimi i Podujevës, për të prerë ilegalisht pyllin në Zonën e Sigurisë Tokësore, nën mbrojtjen e personave të armatosur me armë të gjata. Këto ishin banda të organizuara që vinin nga Kosova në territorin e Kurushumlisë”, tha ai. /Insajderi.com