Vulin ofendoi Vjosa Osmanin, reagon Vlora Çitaku

Vulin ofendoi Vjosa Osmanin, reagon Vlora Çitaku

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi ministri i Brendshëm në Serbi, Aleksandër Vulin, ka ofenduar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Krejtësisht e neveritshme”, ka shkruar Çitaku në ‘Twitter’.

Vulin, të martën ofendoi presidenten e Kosovës, duke thënë se “sikur të kishte fytyrë sa ka bark do të përkulej para Shtëpisë së Verdh”.

Krejt kjo, pasi Osmani në një intervistë për “Der Spiegel”, i është referuar si ‘gjenocid’, dhunës së Serbisë në Kosovë gjatë luftës së fundit.

Kjo i ka penguar Vulinit që nuk kurseu fyerjen për të parën e Kosovës. /Insajderi.com