Vulin: Për kthimin e Kosovës s’na duhen rusët, mjaftojnë serbët që jetojnë atje

Vulin: Për kthimin e Kosovës s’na duhen rusët, mjaftojnë serbët që jetojnë atje

Aleksandër Vulin, ministër i Mbrojtjes në Serbi, ka thënë se “Beogradit nuk i duhen rusët për ka kthyer Kosovën, mjafton serbët e lindur atje”.

Madje, ai ka vazhduar edhe me ofendime duke thënë “shiptari”, shprehje që serbët e përdorin si diskurs përçmues ndaj shqiptarëve.

Deklarata e Vulin-it erdhi pasi Kadri Kastrati, ish-komandant i Forcave të Sigurisë së Kosovës ka thënë se në veri po angazhohen edhe vullnetarë rusë.

Por, Vulin mohon këtë – thotë se nuk ka vullnetarë rusë në Kosovë, transmeton agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

Veriu i Kosovës

“Kur të shqiptarët mbretëron frika dhe ndërgjegjja e papastër, ata zakonisht flasin për agresionin serb dhe rrezikun rus dhe fillojnë të ankohen se sa i rrezikshëm është Vuçiqi dhe Serbia. As presidenti Vuçiq dhe as unë nuk po kërkojmë vullnetarë rusë”, pohoi Vulin.

“Për kthim në Kosovë nuk na duhen rusët, na mjaftojnë serbët e atjeshëm. Për këtë janë bindur shqiptarët kur dërguan njësitë speciale në veri, por që i kthyen prapa të turpëruara e të mposhtura”, tha Vulin, ideator i projektit “bota serbe”, që nga vendet e rajonit është parë si vazhdim i projektit për “Serbinë e madhe”.

Në Veriun e Kosovës ka pasur dy aksione gjatë muajve të fundit.

Fillimisht për reciprocitetin e targave e më pas edhe në luftimin kundër kontrabandës së mallrave. /Insajderi.com