
Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandar Vulin, tha se Serbia do të marrë armët më të fundit nga Rusia, transmeton Insajderi.com.
Sipas tij, ushtria dhe policia e Serbisë, bazuar në marrëveshjet dhe kontratat e lidhura më parë me Federatën Rusë, “do të bëhen shumë të forta”.

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandër Vulin.
“Ne nuk mund të flasim për këtë derisa të ndodhë. Por, është absolutisht e sigurt se ushtria dhe policia do të blejnë teknologjitë më moderne, përfshirë ato të prodhuara nga Federata Ruse.
Ushtria dhe policia e Serbisë, në përputhje me marrëveshjet dhe kontratat ekzistuese, do të marrin pajisjet dhe armët më të fundit nga Rusia,” tha Vulin, raporton Tanjug./Insajderi.com