
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Aleksandar Vulin, ka deklaruar të mërkurën se Serbia kurrë nuk do ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur, raportojnë mediat serbe
Me rastin e tetë-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Vulin u ka thënë gazetarëve në Beograd pavarësia e Kosovës është gabim i fuqive të mëdha, raporton Insajderi
“Problemi është se fuqitë e mëdha vështirë e pranojnë gabimin, e kanë të vështirë të pranojnë se kanë njohur diçka që nuk është shtet”, ka thënë Vullin.
Më herët Aleksandar Vulin ka qenë edhe Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë./Insajderi.com