Vulin-SHBA’së: Mund ta rrëzoni Vuçiqin, por s’mund të na detyroni ta njohim Kosovën

Vulin-SHBA’së: Mund ta rrëzoni Vuçiqin, por s’mund të na detyroni ta njohim Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka reaguar ndaj raportit të Departmanetit Amerikan të Shtetit, për kritikën ndaj Serbisë lidhur me situatën e respektimit të të drejtave të njeriu, duke thënë se DASH-i po shpif lidhur me këtë çështje, transmeton Insajderi.

Vulin në këtë reagim ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk mund ta detyrojnë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

“Ju jeni vend më i fuqishëm dhe më i madh, mund të na shpifni dhe shkatërroni, mund të përmbysni Vuçiqin dhe t’i sillni disa të dobët që do të vendosin sanksione ndaj Rusisë dhe Kinës, ta njohin Kosovën, të largohen nga Republika Srpska, ju mund të na sillni pushtetin me forcë, por nuk mundeni të na detyroni ta zgjedhim. Ne nuk jemi një forcë, por as nuk jemi hipokritë,” tha Vulin në një koment mbi këtë raport të DASH-it, raporton B92.

Ai theksoi se “Serbia është një vend i lirë dhe drejtohet nga një njeri i lirë”.

Ministri serb tha se “Qeveria e SHBA-së mund të kritikojë, por duhet ta dijë që kritika vlen po aq sa gatishmëria për të zbatuar gjithçka në vetvete”.

“Një vend ku Senati mbron veten edhe me koston e jetës së protestantëve nuk duhet të kërkojë nga policia serbe që të mos e mbrojë Kuvendin. Qeveria e një vendi ku konfliktet racore janë masive dhe krimet e rastit të urrejtjes janë të zakonshme nuk duhet të akuzojë lehtësisht Serbinë për krimet e urrejtjes”, tha më tej Vulin.

Së fundmi, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një letre i kërkoi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, letër kjo të cilës Vuçiq iu përgjigj sot para mediave. /Insajderi.com