
Ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, ka deklaruar se kërcënimi më i madh i sigurisë për rajonin është ideja e një Shqipërie të Madhe, por që Serbia po “monitoron me kujdes situatën”.
Ai, në një intervistë për TV Pink në Serbi, pohoi se “formimi i Ushtrisë së Kosovës është i papranueshëm”, njofton Insajderi.
Gjithashtu, serbi është shprehur i pakënaqur me armatimin e fundit të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka thënë se kosovarëve po u japin e armë dhe në anën tjetër po flasin për paqe.
“Po u japin armë të rënda dhe po flasin për paqe, kjo është çmenduri”, ka thënë Vulin./Insajderi.com