Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandër Vulin, i është përgjigjur deklaratave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti ka deklaruar se, “Me Serbinë do të diskutohet vetëm për njohje reciproke”.
Por, sipas Vulin Thaçi mund të “mbrojë vetëm akuzën kundër tij për krime të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, raporton Tanjug, transmeton Insajderi.
Vulin është përfshirë në deklarata shoviniste ndaj shqiptarëve të Kosovës. /Insajderi.com