
Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin, thotë se takimi i ardhshëm në Uashington do të jetë i vështirë, siç do të jetë çdo bisedë mes palëve të Prishtinës dhe Beogradit, e cila ndërmjetësohet nga fuqitë e mëdha.
Temat ekonomike u njoftuan si temë bisede, por spekulohet se do të imponohen disa çështje të tjera.
Vulin thotë për TV Pink se “fuqitë e mëdha gjithmonë kanë agjendën e tyre”, transmeton Insajderi.
Ndërkohë që takimi në Uashington pritet të mbahet më katër shtator të këtij viti. /Insajderi.com