Vullin kërkon falje nga vendet të cilat i kanë tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës

Ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vullin ka deklaruar sot se thëniet e zëvendëskryetares së Partisë për Liri dhe Drejtësi të Serbisë Marinka Tepiq mbi dhënien e ryshfetit për tërheqje të njohjes së pavarësisë së Kosovës janë goditje e madhe për politikën e jashtme të Serbisë dhe luftën që mos t’i lejohet Kosovës të hyjë në Kombet e Bashkuara.

Vullin kërkon falje nga vendet të cilat i kanë tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës

Vullin në seancën e Kuvendit të Serbisë ka pyetur se si do të ndihen vendet të cilat kanë dalë në anën e Serbisë, pas deklaratave të tilla.

“Unë në emër të qytetarëve të Serbisë kërkoj falje gjithë vendeve të cilat i kanë tërhequr njohjet. I falënderoj që kanë dalë në anën e Serbisë dhe publikut të tyre i garantoj se nuk ka kurrfarë korrupsioni”, ka deklaruar ministri serb Aleksandar Vullin, i cili vet ka qenë shumë shpesh i akuzuar për korrupsion.

Siç ka lajmëruar Insajderi.com, Tepiq në një konferencë për gazetarë, e ka akuzuar ministrin e jashtëm të Serbisë Ivica Daçiq se ka mbledhur para prej mafisë serbe për të paguar për tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe ka bërë pyetje se a e ka keqpërdor ai pozitën zyrtare me këtë veprim./Insajderi.com.