Vullin: Pjesëtaret e “Kobrave” po kryejnë punën e tyre, nuk ka abuzim të grave

Ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vullin ka thënë se pjesëtaret e “Kobrave” të cilat po e sigurojnë Kryesinë e Serbisë vetëm po e kryejnë punën e tyre dhe se nuk bëhet fjalë për çfarëdo keqpërdorimi të grave apo marketing politik.

Vullin: Pjesëtaret e “Kobrave” po kryejnë punën e tyre, nuk ka abuzim të grave

“Ato të shtunën i kanë kryer aktivitetet e tyre të rregullta. “Kobrat” janë të angazhuara për siguri të komandantit suprem, kjo është puna e tyre”, ka thënë Vullin për televizionin serb RTS.

Ai ka thënë se abuzim është në të vërtet kur ju i fyeni dhe i sulmoni këto gra.

Vullin ka thënë këtë si përgjigje ndaj kryetares së Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës Rada Trajkoviq e cila ka publikuar në Twitter: “Kërkoj falje që po ju frikësoj me këtë fotografi të tmerrshme, por vetëm të sqarojmë. Kjo është kobra. E ato para Kryesisë janë vetëm do cica të cilat e bëjnë veten budalla vetëm për hir të një diktatori në largim”.

Vullin ka thënë se “nuk e kupton sasinë e urrejtjes që dikush e shprehë ndaj ushtrisë së vet dhe ka thënë se Trajkoviq kurrë nuk i ka sulmuar policët dhe policet e Kosovës”.

“Pjesëtaret e “Kobrave” janë pjesëtare të barabarta të ushtrisë së Serbisë, ato kanë kryer aktivitete të rregullta. Ato janë nëna, motra dhe bashkëshorte të dikujt, askush nuk ka të drejtë t’i fyej dhe t’i quaj ashtu”, ka thënë Vullin.

Duke shtuar se “Ato nuk kujdesen vetëm për siguri të presidentit Vuçiq por të gjithë neve”./Insajderi.com.