Vullin: Vuçiq burrështetasi i vetëm në Ballkan i cili udhëheqë politikë paqësore

Ministri i mbrojtjes Aleksandar Vullin vazhdon me margaritarët e tij, ai sot ka deklaruar se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq “është burrështetasi i vetëm në Ballkan i cili po e udhëheqë politikën e pakushtëzuar paqësore”.

Vullin: Vuçiq burrështetasi i vetëm në Ballkan i cili udhëheqë politikë paqësore

“Ai e bënë këtë shpesh në dëm të tij politik, por është i vetmi i cili e bënë këtë dhe Serbia është garantë për paqe, pa marrë parasysh se sa vështirë është kjo për ne për ta ruajtur paqen”, e shpreh edhe një herë Vullin servilizmin ndaj presidentit të tij.

Ai pretendon se “ushtria e Serbisë është falënderuese shtetit të saj dhe komandantin suprem Vuçiq për përkrahje të madhe në punën e përditshme”.

“Ushtria gjithmonë e përcjellë shtetin. Si është shteti ashtu është edhe ushtria. Nëse e keni komandantin suprem i cili është në gjendje t’ju ndihmojë, gjithmonë dëshiron t’ju ndihmojë dhe i cili do t’i udhëzojë organet tjera shtetërore të jenë në shërbim të ushtrisë dhe mbrojtjes së vendit, ju atëherë do ta keni ushtrinë e fortë. Kjo tani shihet.”, ka pretenduar Vullin.

Ai ka thënë se ushtria është e mirë nëse është ashtu edhe situata politike në shtet.

“Serbët e duan ushtrinë e tyre, duan ta ndihmojnë dhe duan të jenë pjesë e ushtrisë së tyre. Edhe kur e kanë shtetin i cili këtë iu mundëson, atëherë sigurisht kanë edhe rezultate të shkëlqyera”, përfundon Vullin./Insajderi.com.