![Vushtrri: Burri e gjen të vdekur bashkëshorten në shtëpi](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/01/SHIRITI-SCENE-1-730x440.jpg)
Policia e Kosovës njofton për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur të premten, rreth orës 12:00, në fshatin Oshlan të Vushtrrisë, përcjell Insajderi.
Sipas policisë, një burrë ka raportuar se ka gjetur bashkëshorten e tij të vdekur në shtëpinë e tyre.
Njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com