Një grua me COVID-19 është parë nga Policia nëpër rrugët e Vushtrrisë
Raportohet se njësiti policor gjatë patrullimit ka vërejtur një grua e infektuar me virusin Covid-19.
Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarës është iniciuar procedurë penale dhe e njëjta do të intervistohet kur të kalojë periudha kohore e përcaktuar nga IKSHPK-ja.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
“PËRHAPJE E SËMUNDJEVE NGJITËSE Rr. Ismail Qemajli, Vushtrri 06.07.2020-19:40. Raportohet se njësiti policor gjatë patrullimit ka vërejtur të dyshuarën femër kosovare e infektuar me virusin Covid-19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarës është iniciuar procedure penale dhe e njëjta do të intervistohet kur të kalojë periudha kohore e përcaktuar nga IKSHPK-ja”.