Policia e Kosovës njofton se arrestuar të martën një burrë në Vushtrri, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj resë së tij, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në komunikatën për media, tek i dyshuari policia ka gjetur edhe një pushkë gjuetie për të cilën nuk posedonte leje.
“Në orët e mbrëmjes të datës 14 dhjetor 2020, policia në Vushtrri, ka pranuar informacion me elemente të veprës penale ‘dhunë në familje’. Nga informacioni i siguruar nga viktima femër dhe dëshmitarë të tjerë, dyshimet janë ngritur se i dyshuari (vjehrri) i saj në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit nga prokurori, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është inicuar si “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”./Insajderi.com