Vushtrri: Ushtroi dhunë sistematike ndaj resë – Arrestohet

Vushtrri: Ushtroi dhunë sistematike ndaj resë – Arrestohet

Policia e Kosovës njofton se arrestuar të martën një burrë në Vushtrri, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj resë së tij, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në komunikatën për media, tek i dyshuari policia ka gjetur edhe një pushkë gjuetie për të cilën nuk posedonte leje.

“Në orët e  mbrëmjes të datës 14 dhjetor 2020, policia në Vushtrri, ka  pranuar informacion me elemente të veprës penale ‘dhunë në familje’. Nga informacioni i siguruar nga viktima femër dhe dëshmitarë të tjerë, dyshimet  janë ngritur  se i  dyshuari (vjehrri) i saj  në mënyrë sistematike ka ushtruar  dhunë  psikike dhe  fizike ndaj viktimës”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit nga prokurori, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është inicuar si “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”./Insajderi.com