Vushtrria shpall gjendje të jashtëzakonshme

Vushtrria shpall gjendje të jashtëzakonshme

Pas vërshimeve shkak i reshjeve të shiut, Komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, njofton Insajderi.

Kjo pasi sipas kryetarit të kësaj komune, Xhafer Tahiri, 500 familje janë prekur nga kjo fatkeqësi natyre.

“Sot gjatë gjithë ditës ekipet emergjente iu kanë dalë në ndihmë qytetarëve dhe i kanë evakuuar ata. Kemi shpall gjendjen emergjente civile. Sot kemi pasë gjendje shumë të rëndë”, tha ai për Klan Kosova.

Po ashtu, Forca e Sigurisë së Kosovës janë mobilizuar për t’u përballur me vërshimet. /Insajderi.com