VV akuzon Lutfi Hazirin për mospunë në Gjilan

VV akuzon Lutfi Hazirin për mospunë në Gjilan

Përmes një për medie, Vetëvendosje nga Gjilan thotë se “kryetari i Gjilanit në largim Lutfi Haziri si duket është zgjuar nga gjumi.”

“Më 11 qershor me gjasë e kuptoi se ka 3 vite e gjysmë që është kryetar i një komune, dhe për çudi nuk ka bërë asgjë”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Sipas kumtesës, Haziri kur pa se nuk e ka mbështetjen e qytetarëve, ka filluar të kuptojë se për këto vite Gjilani nuk ka ndryshuar asgjë. Në përpjekje e sipër për të folur e premtuar për punë të mëdha, Haziri, sipas kumtesës, ka harruar se Gjilani të paktën meriton të jetë i pastër dhe mos ‘a mbulojnë mbeturinat. /Insajderi.com