VV: Ambasadori amerikan uroi Kurtin për fitoren e 24 shkurtit

VV: Ambasadori amerikan uroi Kurtin për fitoren e 24 shkurtit

“Ambasadori, Kosnett uroi kryetarin Kurti për fitoren në këto zgjedhje duke i dëshiruar sukses të mëtejmë”.

Kështu e ka përshkruar Lëvizja Vetëvendosje takimin e ambasadorit amerikan me Albin Kurtin, mëngjesin e së martës.

Në një takim të paparalajmëruar, Kosnett uroi që sa më shpejtë Kosova ta formojë Qeverinë e saj.

“Ai uroi që nga ky proces sa më parë të kemi një qeveri e parlament funksional”, thuhet në kumtesë.

Ndërsa kandidati për kryeministër nga partia fituese e zgjedhjeve, falënderoi ambasadorin për vizitën.

“Ndau bindjen që shumë shpejt do ta kemi qeverinë e re, dhe mundësinë për të bashkëpunuar për projekte konkrete që ndihmojnë shtetndërtimin demokratik, zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve tona”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com.

 

Ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, z. Philip S. Kosnett të shoqëruar nga këshilltarja e tij për çështje politike Amy…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Tuesday, 16 February 2021