VV angazhon 2.500 komisionerë dhe 6.000 vëzhgues për zgjedhjet

VV angazhon 2.500 komisionerë dhe 6.000 vëzhgues për zgjedhjet

Lëvizja Vetëvendosje ka angazhuar 2500 komisionarë e 6000 vëzhgues për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ata thanë se këta të angazhuar do të përkujdesen “që të mos vidhet asnjë votë”.

“Edhe vëzhguesit e huaj, mediat, por edhe gjithë qytetarët, kësaj radhe do të jenë të gatshëm për të ndihmuar që asnjë votë të mos vidhet”, thuhet në njoftim.

Ky subjekt politik paralajmëron fitore duke thënë se “Asgjë nuk i është lënë rastësisë, sepse do të jetë një ditë e madhe e një fitoreje të jashtëzakonshme”. /Insajderi.com