VV bëhet gati për zgjedhjet lokale, thonë se fitorja e tyre është e nevojshme për ndryshim

VV bëhet gati për zgjedhjet lokale, thonë se fitorja e tyre është e nevojshme për ndryshim

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka filluar të përgatitet për zgjedhjet lokale që mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Të premten subjekti i Albin Kurtit ka mbajtur takim me qendrat lokale të LVV-së.

“Ndryshimit të madh që ndodhi përmes referendumit gjithpopullor në nivelin nacional, në vjeshtën e këtij viti do t’i bashkërendohet edhe fitorja masive në komunat e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu theksohet se “Një gjë e tillë, përveçse e nevojshme, është edhe e domosdoshme për t’u kompletuar ndryshimi i gjithmbarshëm”.

Në këtë takim është përmendur edhe lufta ndaj pandemisë si dhe Ligji për Zgjedhje. /Insajderi.com.