Lëvizja Vetëvendosje dega në Viti ka demantuar komunën e cila akuzoi këtë parti se nuk ka marrë leje për tubim e për këtë arsye dyert e shkollës në këtë fshat kanë qenë të mbyllura, njofton Insajderi.
Në një reagim të degës së LVV-së në Viti thuhet se të gjitha tubimet politike zgjedhore, që janë përcaktuar për t’u implementuar brenda periudhës 10 ditore në ambiente shkollore, janë paraqitur tek organet kompetente, ku edhe janë pajisur me leje adekuate.
“Pra, pavarësisht se ishte bërë kërkesë e lajmëruar në kohën e duhur dhe ishte marrë leje specifike për këtë aktivitet politik, ai nuk është zhvilluar brenda objektit shkollore, duke na detyruar që një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të moshave të ndryshme, që padrejtësisht dhe në kohë të ftohtë ta mbajmë tubimin para derës së objektit shkollorë.
Sa i përket kërkesës tonë, për hapjen e shkollës dhe mundësimin e mbajtjes së këtij tubimi partiak, personi përgjegjës, (kujdestari i shkollës), është përgjigjur se nuk mund ta bëjë hapjen e shkollës për shkak se nuk kemi leje nga drejtori i shkollës në fjalë, e ky i fundit është kujdesur që gjatë gjithë kësaj kohe ta mbajë të fikur telefonin e tij. Kështu duke u munduar që në secilën mënyrë mos ta bëjmë zhvillimin e këtij takimi”, thuhet në reagim./Insajderi.com