VV dhe LDK shkelin me dy këmbë këtë premtim të dhënë në fushatë zgjedhore

VV dhe LDK shkelin me dy këmbë këtë premtim të dhënë në fushatë zgjedhore

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), gjatë kohës së fushatës së tyre kishin dhënë një premtim të cilin pas gjashtë muajsh janë duke e shkelur me dy këmbë.

Të dy këto parti i kishin premtuar elektoratit të tyre se do të jenë transparent, shkruan Gazeta Insajderi.

Por, sjelljet e këtyre partive kanë ndryshuar me votuesit e tyre. Ata nuk po i mbajnë fjalët të cilat i kishin premtuar gjatë kohës së fushatës.

Në secilin takim të cilin kanë zhvilluar dhe janë duke zhvilluar, dy liderët e këtyre partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, nuk po tregohen transparent me qytetarët për takimet që ata po i zhvillojnë.

Ndonëse, Kurti kishte thënë se qeveria e re, që sipas tij do të jetë nën qeverisjen e tij, do të ketë transparencë radikale.

“Pazare politike keni parë me PAN-in (PDK, AAK, Nisma) në të kaluarën. Transparencë radikale do të ketë qeveria e re. Natyrisht, që qeveria jonë do të zgjasë shumë më tepër sesa koha që i ka ngelur presidentit aktual”, kishte deklaruar Kurti pas një takimi që ka pasur me zyrtarët e LDK-së.

Ndër tjera, Kurti dhe Osmani gjatë bisedave për një bashkëqeverisje të mundshëm kishin nënshkruar edhe një dokument të përbashkët mbi transparencën qeverisëse që përmbante 7 pika.

Por, cilat janë ato pika dhe a do t’u përmbahen atyre këta dy kandidatë të cilët thuajse janë pajtuar për një koalicion qeverisës:

  1. Qeveria do të kufizohet në 15 ministri maksimum në dy zëvendëskryeministra për ministri
  2. Gratë do të udhëheqin së paku 30 për qind të ministrive
  3. Do të ketë transmetim të drejtpërdrejt të të gjitha mbledhjeve të Qeverisë
  4. Kryeministria do të publikojë Raportin Vjetor për Realizmin e Programit Qeverisës
  5. Kryeministria dhe ministritë do të publikojnë të gjitha kontratat dhe ankesë kontratat në ueb faqet zyrtare
  6. Do të ketë depolitizo në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve dhe ndërmarrjeve publike
  7. Do të ketë raportime dhe standardizimeve në raportim të shpenzimeve të Kryeministrisë dhe gjitha ministrive në baza mujore (përfshirë faturat, urdhër blerjet dhe pagesat.

Mustafa dhe Kurti, tash e gjashtë muaj takohen për tu dakorduar që të takohen sërish. Çdo takim i tyre ka përfunduar i dështuar dhe pa marrëveshje. /Insajderi.com