Lëvizja Vetëvedosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë bojkotuar ftesën nga kryeministri Hoti për të marrë pjesë në, "Forumin e Liderëve".
Dy partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë bojkotuar “Forumin e Liderëve” të iniçuar nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.
Ky forum organizohet me qëllim të harmonizimit të spektrit politik sa i përket dialogut me Serbinë ku me 27 Qershor delegasioni i Kosovës është i ftuar nga emisari i Trump-it, Richard Grenell. Poashtu besohet se me 17 Korrik organizohet Samiti në Paris ku do të ftohen palët nga Kosova dhe Serbia.
Takimi po mbahet ku janë të pranishëm gjithë liderët përpos liderët e dy partive opozitare, Albin Kurti dhe Kadri Veseli.
Ky bojkotim i opozitës në këtë kohë kur po synohet dialogu për marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë tregon për divergjenca të thella të klasës politike sa i përket dialogut. /Insajderi/