VV: Disa vendime të Gjykatës Kushtetuese ishin të ndikuara politikisht

VV: Disa vendime të Gjykatës Kushtetuese ishin të ndikuara politikisht

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, deklaroi të premten se shumë vendime të Gjykatës Kushtetuese janë të ndikuara politikisht.

Kjo sipas tij “për ta penguar” Qeverinë “Kurti 2”, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, njofton Insajderi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kryeziu përmendi vendimet e Gjykatës Kushtetuese ndër vite.

Vendimin e kësaj gjykatë në vitin 2014, kur i dha përparësi fituesit të zgjedhjeve të atëhershme, Partisë Demokratike të Kosovës karshi koalicionit të shumicës parlamentare VLAN.

Pastaj ai komentoi vendimin e vitit 2019 për t’i dhënë përparësi shumicës parlamentare që solli në postin e kryeministrin, Avdullah Hotit.

Ai përmendi edhe dekretin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, ku personat e dënuar me burgim gjatë tri viteve të fundit nuk kanë të drejtë të kandidojnë për deptuetë.

Postimi i plotë:

 

2014 – Gjykata Kushtetuese, përkundër të gjitha argumentimeve juridike në interpretimin e saj megjithatë vendosi se…

Posted by Perparim Kryeziu on Friday, 22 January 2021