“VV duke tentuar ta marrë pushtetin me çdo kusht, e ka pamundësuar kandidimin e Kurtit në zgjedhje”

“VV duke tentuar ta marrë pushtetin me çdo kusht, e ka pamundësuar kandidimin e Kurtit në zgjedhje”

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar pas vendimit që mori Gjykata Kushtetuese të mërkurën, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Gecaj ka thënë “Lëvizja Vetëvendosje duke tentuar ta marrë pushtetin me çdo kusht, tani e ka pamundësuar kandidimin e liderit të tyre në zgjedhje”.

Ai ka përmendur edhe deklaratën e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit.

“LVV duke tentuar të marrë pushtetin me çdo kusht, tani e ka pamundësuar kandidimin e liderit të tyre në zgjedhje dhe, bazuar në atë çfarë tha mbrëmë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, profesor Enver Hasani, nëse (kur) lënda dërgohet sërish në Gjykatë, atëherë me shumë gjasë edhe mundësia që ai të ushtroj postin e Kryeministrit të Kosovës”, ka thënë ai./Insajderi.com

“Çka ta ban goja, s’ta ban armiku”

LVV duke tentuar të marrë pushtetin me çdo kusht, tani e ka pamundësuar kandidimin…

Posted by Bajram Gecaj on Thursday, January 7, 2021