“VV është në fazën fillestare të politikës, ende nuk e pranon mendimin ndryshe”

“VV është në fazën fillestare të politikës, ende nuk e pranon mendimin ndryshe”

Deputeti nga LDK-së Lumir Abdixhiku, ka kritikuar partitë tjera politike, ku në mesin e tyre ka futur edhe Lëvizjen Vetëvendosje për të cilën ka thënë se ende është në fazën fillestare të politikës pasi sipas tij, ajo ende nuk e pranon mendimin ndryshe.

“Lëvizja Vetëvendosje është në fazën fillestare të politikës, ajo është ende nuk e pranon mendimin ndryshe, ne këto kohëra i kemi kaluar që shumë kohë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se trashëgimia politike e kësaj partie tejkalon nuancat partiake.

“LDK nuk i ka lënë trashëgimi një partie, por ka lënë idenë më stabile më të realizueshme të shqiptarëve që kanë jetuar në Kosovë, që është: Kosova, shtet i pavarur dhe sovran”, ka thënë Abdixhiku në Klan Kosova.

Ai ka thënë se edhe PDK edhe VV kanë konvergjuar idenë se ‘Kosova shtet i pavarur dhe sovran’ është zgjidhje e qëndrueshme.

“Edhe PDK dhe Vetëvendosje kanë konvergjuar idenë se ‘Kosova shtet i pavarur dhe sovran’ është zgjidhje e qëndrueshme”.