VV: Është vendosur në kontroll pritja e qytetarëve tek “1 Tetori”

VV: Është vendosur në kontroll pritja e qytetarëve tek “1 Tetori”

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se është vendosur nën kontroll pritja në “Sallën 1 Tetori”.

Qindra të moshuar ishin grumbulluar duke shkaktuar tollovi para Qendrës së Vaksinimit.

Policia e Kosovës kishte ndërhyrë për ta pasur situatën nën kontroll.

Këtë grumbullim, Partitë opozitare e kanë cilësuar si “keqmenaxhim” të Qeverisë. /Insajderi.com