Lëvizja Vetëvendosje iu ka bërë thirrje diasporës shqiptare që të aplikojnë për të votuar në zgjedhjet lokale që mbahen më 17 tetor.
Periudha e aplikimit është nga 10 korrik e deri më 18 gusht.
“Është e rëndësishme për vendin, demokracinë, zhvillimin tonë që regjistrimi të bëhet sa më herët e procesi si i tillë të shpjegohet sa më gjerë e sa më mirë”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Subjekti që drejtohet nga Albin Kurti ka disa palë zgjedhje që merr shumicën e votave nga diaspora. /Insajderi.com