VV: Hoti, Selmanaj e Haradinaj-Stublla po shpërfillin personat e pagjetur

VV: Hoti, Selmanaj e Haradinaj-Stublla po shpërfillin personat e pagjetur

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur kritika në drejtim të kryeministrit, Avdullah Hoti, zëvendës-kryeministrit, Driton Selmanajt dhe ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, për shkak të mos pjesëmarrjes së tyre në raportim për personat e pagjetur.

Më herët, Selmanaj e sot Hoti e Haradinaj-Stublla, ishin ftuar nga deputetët e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, njofton Insajderi.

VV ka deklaruar se, “Shteti i Serbisë i ka të gjitha informacionet për varrezat masive dhe për fatin e të pagjeturve”.

Po ashtu thuhet se, “refuzimi i mëhershëm i Driton Selmanajt dhe refuzimi i sotëm i Avdullah Hotit dhe Meliza Haradninaj Stubllas, janë dëshmi e shpërfilljes së tyre dhe të kësaj Qeverie të fatit të personave të pagjetur. Të pagjeturit po përdoren si monedhë për kusuritje dhe kushtëzim kinse me kthimin e personave të zhvendosur”.

Deklarata e plotë:

Avdullah Hoti dhe Meliza Haradinaj anulojnë raportimin për të pagjeturit në Komisionin parlamentarPas trajtimit të…

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Mittwoch, 7. Oktober 2020