VV injoron himnin e Kosovës në seancën për Demaçin

VV injoron himnin e Kosovës në seancën për Demaçin

Vetëvendosje ka refuzuar të ngritën në këmbë gjatë intonimit të himnit të Kosovës në seancën komemorative për Demaçin

Sot është duke u mbajtur seancë komemorative për nder të veprimtarit të shquar dhe simbolit të sakrificës, Adem Demaçit, i cili u nda nga jeta dje.

Para fillimit të seancës u intonuan dy himnet, i shtetit të Kosovës dhe ai kombëtar i Shqipërisë.

Gjatë intonimit të himnit të shtetit të Kosovës, u vë re se deputetët e Vetëvendosjes nuk u ngritën në këmbë për të respektuar himnin me të cilin identifikohet Republika e Kosovës.