VV-ja dënohet me mbi 5 mijë euro për thyerjen e heshtjes zgjedhore

VV-ja dënohet me mbi 5 mijë euro për thyerjen e heshtjes zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar me 5 mijë e 100 euro Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të thyerjes së heshtjes zgjedhore në komunën e Podujevës.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka vizituar Podujevën – pikërisht në ditën kur është heshtje zgjedhore dhe disa minuta para se të fillonte heshtja zgjedhore ka shkruar një status në Facebook në mbështetje të kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetarë komunash.

Ankesa kundër kësaj partie në PZAP është paraqitur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Vetëvendosje obligohet që dënimin ta paguajë në afat prej 15 ditësh.

Ndërsa, LDK-së i është refuzuar ankesa përmes së cilës ka kërkuar që Vetëvendosjes t’i shqiptohet gjobë për thyerjen e heshtjes zgjedhore në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë dhe në Gjakovë.

Vendimin e plotë të PZAP-së mund ta gjeni KËTU./Insajderi.com