
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka njoftuar se vendimin për ngritjen e pagave në Qeveri e kanë dërguar në Agjencinë Kundër Korrupsion, pasi është konflikt interesi me ngrit pagën për vete por njëkohësit është edhe vepër penale.
Ajo tha se për vendimin ka votuar edhe ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili në vazhdimësi thotë se do ta luftojë korrupsionin ndërkohë që ka bërë vepër penale, bashkë me ministrat tjerë dhe kryeministrin.
Haxhiu ka pyetur Haradinajn se si do të qëndrojë i qetë kur ka shumë fish pagën më të madhe se pensionistët, e shumë fish më të lartë se paga minimale.
Ajo tha se vendimin e kryeministrit për rritjen e pagave e kanë dërguar në AKK, derisa ka paralajmëruar se do ta dërgojnë edhe në Gjykatën Kushtetuese.