Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar procedurat për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet, ku do t’i mundësohet diasporës kosovare të votojnë nga ambasadat apo konsullatat e shteteve në të cilat jetojnë, mëson Insajderi.
Për këtë është thirrur mbledhja e Qeverisë së Kosovës për ora 16:00.
Ndërsa, pritet të mbahet edhe seanca për zgjedhjen e Presidentit.
Kurti, ka deklaruar se nëse nuk kalon Presidenti, atëherë vendi shkon në zgjedhje. /Insajderi.com