VV-ja inicion ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet ku i mundëson diasporës të votojnë nga ambasadat

VV-ja inicion ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet ku i mundëson diasporës të votojnë nga ambasadat

Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar procedurat për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet, ku do t’i mundësohet diasporës kosovare të votojnë nga ambasadat apo konsullatat e shteteve në të cilat jetojnë, mëson Insajderi.

Për këtë është thirrur mbledhja e Qeverisë së Kosovës për ora 16:00.

Ndërsa, pritet të mbahet edhe seanca për zgjedhjen e Presidentit.

Kurti, ka deklaruar se nëse nuk kalon Presidenti, atëherë vendi shkon në zgjedhje. /Insajderi.com