
Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka dorëzuar padi kundër Ndërmarrjes Publike Banesore(NPB) dhe tri kompanive private, në lidhje me projektin për ndërtimin e përbashkët në vlerë prej 120 milionësh, në mes të NPB-së dhe tri kompanive private.
Egzon Azemi, përfaqësues i Vetëvendosjes, në një deklarim për media para Gjykatës Themelore tha se padia u drejtohet kompanive private që janë pjesë e konzorciumit dhe NPB-së, që sipas tij, po rrezikon pasurinë publike të kryeqytetit.
“Duke u bazuar në ligjin pë ndërmarrje publike, sot një e treta e asamblistëve të Kuvendit, kanë dhënë pëlqimin për këtë padi. Përveç padisë, kemi bashkëngjitur edhe 80 prova dhe argumente ku dëshmohen shkeljet e shumta që kanë ndodhur në këtë proces”, tha ai.
Sipas tij, për projektin milionësh në lagjen “Lakrishtë”, vetëm se po cenohet interesi i qytetarëve./Insajderi.com
