VV-ja nis mocion për shkarkimin e Bordit të RTK-së

VV-ja nis mocion për shkarkimin e Bordit të RTK-së

Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar, siç shprehet ajo, mocion përmbajtësor për shkarkimin e Bordit të RTK-së, njofton Insajderi.

“Sot, Grupi Parlamentar i Lëvizje Vetëvendosje ka dorëzuar kërkesën për mocion përmbajtësor në lidhje me gjendjen në RTK dhe shkarkimin e Bordit të drejtorëve të RTK-së. Detyrë parësore e Bordit është të sigurojë mbarëvajtjen e RTK-së me përmbushjen e misionit të saj dhe me qëndrueshmëri operative e financiare”, thotë VV-ja.

Në postimin në Facebook, VV-ja thotë se bordi i drejtorëve gjithashtu përzgjedh drejtorin e përgjithshëm, i cili menaxhon veprimtarinë e RTK-së.

“Zgjedhja e kundërligjshme e Drejtorit të Përgjithshëm nuk është shkelja e vetme dhe sjellja e vetme joprofesionale e Bordit të RTK-së. Prej emërimit, Bordi i tashëm ka dështuar rëndë të përmbush detyrat e veta dhe ka shkelur qartë dispozitat kyçe të Ligjit për RTK-në”, përfundon njoftimi./Insajderi.com