VV-ja përmes një fotomontazhi e paraqet Hotin marionetë të Vuçiqit

VV-ja përmes një fotomontazhi e paraqet Hotin marionetë të Vuçiqit

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar sulmet kundër Qeverisë Hoti, ku kësaj radhe e ka bërë përmes një fotomontazhi ku shihet presidenti i Rusisë, Vladimir Putin teksa i flet në vesh Aleksandar Vuçiqit, kurse presidenti i Serbisë përmes litarëve shtyn kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti të bëjë lëvizjet si i dëshiron ai.

Ky fotomontazh, i postuar në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, është i shoqëruar edhe me tekst, ku në të thuhet se “Qeveria Koti është dorëzuar para Serbisë, duke e hequr reciprocitetin dhe duke mos aplikuar për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”.

Në fund, në mbishkrimin e kësaj fotografie, thuhet se “Kosova është dhe duhet të sillet si Republikë dhe si shtet i barabartë me vendet e tjera”./Insajderi.com