VV-ja shpallë zgjedhjet e brendshme për deputetë

VV-ja shpallë zgjedhjet e brendshme për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë, njofton Insajderi.

Përmes një njoftimi në Facebook, VV-ja u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve që janë të interesuar, ta paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues brenda 48 orëve.

“Në secilën Qendër të Lëvizjes Vetëvendosje janë ngritur Komisionet Zgjedhore ad hoc të Qendrave, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e tyre./Insajderi.com