![VV kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit si kryetar i Prishtinës](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/12/vv-1-730x440.jpg)
Lëvizja Vetëvendosje, dega në Prishtinë, ka kohë që po kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit, pasi siç e konsiderojnë ata, i ka vjedhur votat e LVV-së.
Asambleisti më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Eman Rrahmani përmes një postimi në Facebook beson se Ahmeti nuk duhet të qëndroj as edhe një minutë si Kryetar i Prishtinës.
Rrahmani në postimin e tij ia ka përmendur Ahmetit se si i kanë tepruar mbi 31 milionë euro , para të destinuara për investime kapitale.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë:
31 milion e 833 mijë euro i kanë tepruar Shpend Ahmetit. Këto mjete të destinuara për investime Kapitale nuk janë investuar në Komunën e Prishtinës.
Prej tyre:
-29 milion e 512 mijë do të bartën për vitin 2020 nëse nuk kanë qenë grant qeveritar dhe,
-2 milion e 321 mijë janë paguar borxhe punëtorëve të tullëtores.
Kryetari as edhe një minut nuk duhet të qëndroj aty. Dorëheqja nuk mjafton duhet edhe llogaridhënie.