VV kërkon nga MSH qasje në dokumente për licencimin e ordinancave private për kryerjen e testeve për COVID-19

VV kërkon nga MSH qasje në dokumente për licencimin e ordinancave private për kryerjen e testeve për COVID-19

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar qasje në dokumentet publike brenda Ministrisë së Shëndetësisë, për materialet dhe dosjet e dorëzuara nga të gjitha institucionet private shëndetësore, të cilat kanë bërë kërkesë për licencim lidhur me shërbimin e testit SARS-Cov-2, njofton Insajderi.

Këtë VV e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, ku kanë njoftuar se kjo kërkesë është parashtruar përmes nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci.

Që nga dje laboratorët privatë do të kenë të drejtë për të kryer testimet për COVID-19.

Ndërkaq, sa i përket çmimeve sot u bë thirrje që të mos manipulohet me to nga laboratorët privatë. /Insajderi.com/

Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përmes Nënkryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavci, parashtroi kërkesën për…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Tuesday, August 11, 2020