Dy kërkesat e VV-së për Thaçin

Dy kërkesat e VV-së për Thaçin

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media ka kërkuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, që ta bëjë tërheqjen e nënshkrimit të marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të vitit 2015.

Presidenca sot në një komunikatë për media ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të votojë një rezolutë në të cilën i ndalohet kryeministrit, Avdullah Hoti, të diskutojë rreth çështje të brendshme të Kosovës.

Për këtë, Fitore Pacolli, deputete që e ka përfaqësuar Vetëvendosjen në këtë konferencë, kërkoi nga presidenti Thaçi që të kërkojë nga partia Demokratike e Kosovës që të nënshkruajnë kërkesën për thirrjen e seancës në të cilën do të hidhej në votim shkarkimi i Qeverisë Hoti.

“Ne sapo e pamë deklaratën presidentit dhe ne pikërisht kemi reaguar më kohë. I bëjmë thirrje presidentit ta tërheq nënshkrimin e vitit 2015. Më pastaj ta ftoj partinë e tij PDK-në që ta votoj mocionin për rrëzimin e Qeverisë”, tha Pacolli. /Insajderi.com