Lëvizja Vetëvendosje njofton se do të kërkojë seancë ku do të thirret ministri i Arsimit, Ramë Likaj, Arsyeja e interpelancës do të jetë kthimi i fëmijëve në shkollë, njofton Insajderi.
Siç bën të ditur në një shkrim në Facebook, sipas kësaj partie viti i ri shkollor nis pas tri javëve, Ministria e Arsimit nuk ka bërë planin për kthimin e fëmijëve në shkolla, që akoma nuk dihet si do të bëhet për shkak të pandemisë.
“Përkundër se vetëm edhe tri javë na ndajnë nga kur do të fillojë viti shkollor dhe akademik, kjo ministri nuk ka ndërmarrë thuajse asgjë për fillimin e vitit shkollor. Jemi tashmë shumë vonë me planifikim për fillimin e vitit shkollor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka paraqitur ndonjë plan dhe strategji për të garantuar realizimin e procesit mësimor, përfshirjen e të gjithë nxënësve në proces, si dhe mënyrën e zhvillimit të procesit mësimor në situatën në të cilën ndodhet vendi me COVID-19”, thuhet në shkrimin e VV’së. /Insajderi.com/
Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! inicoi interpelancë për ministrin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në…
Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Monday, August 10, 2020