VV kërkon të diskutohet për PTK-në

VV ka kërkuar të diskutohet rreth Telekomit në seancën që po mbahet sot.

VV kërkon të diskutohet për PTK-në

Nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të diskutojë për Telekomin e Kosovës.

Deputetja e VV-së ka kërkuar që diskutimi për ndërmarrjen publike të shtohet si çështje urgjente në rendin e ditës së seancës.

“Përmbarimi i vendimit rrezikon mbarëvajtjen e Telekomit, duke cenuar njëherësh sigurinë shtetërore, interesin publik dhe punëtorët e ndërmarrjes. Vendimi i arbitrazhit është pasojë e një kontrate skajshmërisht të pavolitshme që drejtuesit e papërgjegjshëm të Telekomit kanë lidhur me Z-Mobilen mbi 10 vjet më parë. Kontrata i ka shkaktuar dëme të rënda ndërmarrjes dhe punëtorëve ndër vite”, thuhet komunikatën e VV-së.

VV ka qenë e përfshirë në debate rreth PTK-së, kjo parit ka kundërshtuar privatizimin e Postës dhe ka akuzuar subjektet politike për nepotizëm. /Insajderi.com/