VV kërkon të miratohet rezoluta e opozitës për dialogun

VV kërkon të miratohet rezoluta e opozitës për dialogun

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se vetëm me mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme ku do të miratohej rezoluta e opozitës për t’ia pamundësuar Thaçit të flasë për kufijtë në Bruksel, sipas tij do të vazhdojë jeta normale parlamentare.

Konjufca tha se pushteti ia ka vjedhur opozitës seancën e jashtëzakonshme, si dhe e akuzoi presidentin Hashim Thaçi se e shantazhoi kryeministrin Ramush Haradinaj.

“Seanca e opozitës u uzurpua nga pushteti, ishte vjedhje e seancës. Kryeministri intervenoi qëllimshëm.  E dimë stilin e presidentit si shantazhon dhe kërcënon,. I ka thënë Haradinajt se ta rrëzoj Qeverinë. Si vyn edhe shumë deputet t’ia rrëzojë qeverinë”, tha Konjufca.

Ai shtoi se presidenti Hashim Thaçi është pa tri elementet kryesore që i duhen për dialogim me Serbinë.

“Presidenti është pa tri elemente kryesore: pa mandat, është vetë mandatur, ia ka marrë mandatin Qeverisë, Ramushi nuk guxon me ba za. Thaçi nuk ka ekip, nuk mundët me votu ekipin qeveritar këtu.

Nuk ka as platformë. Ku do me shku pa këto tri elemente bazike”, tha ai,

Konjufca tha se opozita nuk nënshtrohet për ta votuar ekipin negociator të Qeverisë.

“Nuk keni me pa atë film, opozita nuk nënshtrohet. Më së miri është që të mbahet seanca që e ndërpret qëllimisht atë ditë. Duhet të votohet rezoluta për me ia kundërshtu eksperimentin e rrezikshëm të Thaçit. Vetëm më këtë pajtohemi ta vazhdojmë jetën parklamentare.”, tha ai.

Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu i quajti imagjinare kërkesat e  LDK-së e VV-së.

“Kryetar për këtë imagjinatën e LDK dhe LVV pata me fol diçka. Me pa andrra me sy qelë veç këta i kam pa”, tha Haxhiu.