Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve janë shprehur të shqetësuar lidhur me procesin e votimit nga diaspora, transmeton Insajderi.
Njëri ndër ta është edhe Sami Kurteshi, i cili në një konferencë për medie ka thënë se ende nuk dihet saktë numri i aplikuesëve dhe verifikimi i tyre përmes telefonit.
Këto Kurteshi i ka quajtur shkelje të rënda nga KQZ-ja dhe disa parti politike.
“Nga numri i madh i madh i aplikimeve ende nuk e kemi listën që tregon saktë se sa aplikues janë konfirmuar dhe sa janë refuzuar. Deri në këtë moment verifikimi përmes telefonit nuk ka përfunduar ende dhe deri tash është dashtë të fillohet me fletëvotimin dhe KQZ nuk është e përgatitur dhe është shkelje e rëndë, por kjo nuk është shkelje e parë nga KQZ-së, bashkë me PDK dhe LDK, dhe ne sot nuk e kemi listën përfundimtare të votuesve jashtë vendit. Këto shkelje të afateve do të thotë që KQZ ka kaluar në shkeljen e veprave penale. Personat brenda KQZ kanë bërë vepra penale siç është parandalimi i të drejtës së votimit”, ka thënë Kurteshi.
Ndërsa, Ali Rama ka thënë se i ka kërkuar kryetares së KQZ-së, Valdete Daka të thërras një mbledhje për këtë çështje. /Insajderi.com