
Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se ka penguar kosovarët që jetojnë jashtë vendit që të regjistrohen si votues për zgjedhjet e 11 qershorit.
Në një konferencë për media ku floën Sekretari Organizativ Dardan Molliqaj dhe përfaqësuesi i VV-së në KQZ, Adnan Rrustemi, u tha se ka pasur problem teknike që kanë vështirësuar regjistrimin.
“Kjo qasje e papërgjegjshme e KQZ-së ndaj votuesve të mërgatës është vazhdimësi e logjikës së qeverive të deritanishme që mërgatën nuk e shohin si pjesë të Kosovës e as si mundësi për vendin, por si problem që duhet eliminuar politikisht si shtetas, si votues dhe si vullnet.Mijëra shetasëve që jetojnë jashtë vendit u është bërë e pamundur që të regjistrohen, duke u kthyer mbrapshtë emailat, deklaroi Rrustemi.
Më tej ai tha se pengimi për të votuar është krim zgjedhor, ndërsa mohimi më brutal i të drejtës së votës është padyshim pamundësimi për t’u regjistruar përmes pengesave teknike, njofton VV përmes një komunikate për media.
“Krejtësisht kujdes dhe qasje tjetër ka pasur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kur bëhet fjalë për aplikacionet e falsifikuara e të fabrikuara në Serbi. Gjatë gjithë periudhës së regjistrimit, pothuajse asnjë aplikacion nuk kishte ardhur nga Serbia, ndërsa vetëm disa minuta para se të përfundoj afati, në mënyrë të kontrabanduar, të dyshimtë dhe kundërligjshëm janë sjellë në adresë të KQZ-së rreth 4000 aplikacione, pa u ditur as kush i ka solli e as si kanë hyrë në Kosovë”, shtoi ai.
Në anën tjetër, Sekretari Organizativ Dardan Molliqaj rikujtoi se VV ka dërguar shkresë zyrtare në KQZ për t’u vazhduar afatin për aplikim të mërgatës për të votuar, ndërsa pengesat që quheshin teknike, tha se dalin të jenë politike.
“Kjo kërkesë e jona zyrtare tashmë ka marrë refuzim zyrtar nga KQZ-ja, dhe ne kuptojmë që KQZ nuk ka pasë interes e as vullnet për një qasje të tillë”, deklaroi Molliqaj, duke shtuar se KQZ në kordinim me koalicionin e krimit dhe koalicionin e dështimit po e pengojnë mërgatën, dhe po e favorizojnë Listën Srpska, duke treguar se janë 4000 aplikacione që kanë ardhur një orë para se të mbyllet afati derisa për 10 ditë nuk kishte ardhur asnjë, njofton VV.
Ai tha se qeveritë vazhdimisht i kanë marrë paratë nga mërgata dhe i kanë dërguar në Serbi, duke blerë mallra nga ky shtet, kurse tani po ua pamundëson votimin mërgatës e po i favorizon votuesit nga Serbia. Si dhe, përmendi se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga ana e dy koalicioneve drejtuar KQZ-së për të ua mundësuar votimin bashkatdhetarëve nga mërgata.
“Përkundër pengesave të vazhdueshme, shtatë herë më shumë se në zgjedhjet e 2014-së ka kemi aplime nga mërgata. Pra shtatëfishim i interesimit nga mërgata. Janë mbi 13.000 aplikues për dallim nga 1800 sa kishin votuar në zgjedhjet e kaluara. Ky është interes i jashtëzakonshëm. Është vullnet i jashtëzakonshëm që i frikëson koalicionin e krimit dhe atë të dështimit”, theksoi Molliqaj, me ç’rast tha se me fitoren e VETËVENDOSJE!-s, më nuk do të ketë pengesa të këtilla për mërgatën.
Molliqaj tregoi po ashtu se nëpër vende të ndryshme evropiane kanë filluar organizime vullnetare që me 11 qershor të vijnë fizikisht në Kosovë sa më shumë nga bashkëatdhetarët, të cilëve iu bëri ftesë që të vijnë sa më shumë dhe ta shprehin vullnetin e tyre politik përmes votës./Insajderi.com