VV kundër, nuk miratohet raporti vjetor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale

VV kundër, nuk miratohet raporti vjetor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale

Kuvendi nuk e ka miratuar raportin vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020.

28 deputetë votuan për këtë raport, 51 prej të cilëve votuan kundër dhe dy abstenuan.

Kundër kanë votuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo seancë ishte e datës 12 gusht, e cila kishte dështuar të mbahej për shkak të mungesës së kuorumit.

Ndërsa, në seancën e re plenare do të jenë 12 pika në rend të ditës./Insajderi.com