VV: Militant të AAK-së po bëjnë bartjen e personave me makinë për të votuar

VV: Militant të AAK-së po bëjnë bartjen e personave me makinë për të votuar

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimit ka thënë se persona të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në afërsi të shkollës 7 Shtatori, në Vitomircë po bëjnë fushatë dhe po bartin qytetar me makinë për të votuar.

“Në bazë të informatave të pranuara, në vendvotimin 1706c, Shkolla “7 shtatori”, Vitomiricë AAK bën fushatë në afërsi të vendvotimit”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosjes.

Më tutje në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se persona të ndryshëm janë duke bartur me makinë për të votuar, ndërsa sipas këtij njoftimi është kërcënuar edhe kryesuesi i vendvotimit.

“Po ashtu, militantë të kësaj partie bëjnë bartjen e personave me makinë për të votuar. Në këtë vendvotim, pas reagimeve për parregullsitë, Alban Rexhepaj, kryesues i vendvotimit, është kërcënuar nga Vllaznim Përxhexhaj. Gjithë këto parregullsi janë vërejtur nga zyrtarët policorë prezentë të cilët nuk kanë reaguar”, thuhet në njoftimin e VV-së.